Arabia Saudite do të presë Kupën e Botës në vitin 2034

Arabia Saudite do të presë Kupën e Botës të vitit 2034 pasi Australia vendosi të mos bëjë ofertën për organizimin e turneut.

Nuk ka më asnjë dilemë – Arabia Saudite do të organizojë Kupën e Botës në vitin 2034. Gjegjësisht, sot skadon afati i aplikimit për kandidaturë dhe e vetmja që ka aplikuar ka qenë Arabia Saudite, kështu që është e qartë se do t’i jepet organizimi i kësaj ngjarje të madhe sportive.

Australia duhej të ishte kandidatja e dytë, por sot zyrtarisht hoqi dorë nga kandidatura pasi Federata Aziatike e Futbollit doli qartazi në anën e sauditëve.

“Ne donim të bënim ofertë për të pritur Kupën e Botës, por pasi morëm parasysh të gjithë faktorët, ne vendosëm të tërhiqemi”, thuhej në një deklaratë të Federatës së Futbollit të Australisë.

Organi qeverisës i Australisë thotë se synon të përqendrojë përpjekjet e tij në organizimin e Kupës Aziatike të Grave në vitin 2026 dhe Kupën e Botës për Klube në vitin 2029.

Kupa e Botës 2026 do të zhvillohet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.

Maroku, Portugalia dhe Spanja do të presin turneun e vitit 2030, me ndeshje gjithashtu në Argjentinë, Paraguai dhe Uruguai.

FIFA kishte thënë se Kupa e Botës 2034 do të mbahej në Azi ose Oqeani dhe një ofertë australiane konsiderohej si sfiduesi i vetëm i mundshëm ndaj Arabisë Saudite, e cila njoftoi synimin e saj për të konkurruar menjëherë pas vendimit të FIFA-s.

Pavarësisht se ka marrë mbështetje nga Konfederata e Futbollit Aziatik, Arabia Saudite ka të ngjarë të shihet si një mikpritëse e diskutueshme.