Arabia Saudite gati për organizimin e Kampionatit Botëror

Arabia Saudite është e gatshme të jetë organizatore e Kampionatit Botëror 2034.

Edhe pse nuk ka asgjë zyrtare, shteti nga lindja e mesme, aktualisht është vendi i vetëm që ka shfaqur kandidaturën për organizimin e Kupës së Botës, shkruan IndeksOnline.

Në fakt kandidaturën e kishte paraqitur edhe shteti i Australisë, por që është tërhequr nga gara.

Rreth organizimit të Kamionatit Botërër nga Arabia saudite, së fundi ka folur edhe Presidenti i Federatës Saudite të Futbollit, Yasser Al-Misehal.

Dihet që temperaturat në shtetet arabe janë të larta, por Al-Misehael, ka thënë se janë të gatshëm ta organizojnë Kampionatin Botëror edhe në verë.

“Ka shumë teknologji të reja që lejojnë të ftohësh apo të klimatizosh stadiumet, për të mos folur për faktin që shumë qytete në Mbretëri kanë mot shumë të pëlqyeshëm edhe në verë. Ne jemi gati për t’u përballur me të gjitha mundësitë”, ka deklaruar Al-Misehal.