Arabia Saudite mposhtet nga Polonia

Ka përfunduar ndeshja në mes të Polonisë dhe Arabisë Saudite në kuadër të Kupës së Botës.
Rezultati final i ndeshjes ishte 2-0.

Golat për Poloninë i shënuan Zielinski dhe Lewandowski.

Si përfundim, polakët morën një fitore të vlefshme për kualifikim, ndërsa Arabia Saudite, përkundër përpjekjeve të mëdha, doli pa pikë nga stadiumi.