Arabia Saudite premton 2,5 miliardë dollarë për “nismën e gjelbër” në Lindjen e Mesme

Princi saudit i kurorës, Mohammed bin Salman, premtoi 2,5 miliardë dollarë për “iniciativën e gjelbër” në rajonin e Lindjes së Mesme gjatë dhjetë viteve të ardhshme, raporton Anadolu Agency (AA).

Bin Salman mbërriti në resortin egjiptian Sharm el-Sheikh të hënën për të marrë pjesë në Samitin e Nismës së Gjelbër të Lindjes së Mesme, e cila po mbahet paralelisht me konferencën e klimës COP27 të Kombeve të Bashkuara.

Iniciativa u nis nga princi i kurorës saudit vitin e kaluar si pjesë e përpjekjeve për të reduktuar emetimet e karbonit në rajon.

“Iniciativa synon të reduktojë emetimet e karbonit në rajon dhe të mbjellë 50 miliardë pemë”, tha Bin Salman në fjalimin e tij në takim.

Presidenti egjiptian, Abdel Fattah al-Sisi, i cili është bashkëkryesues i samitit, nismën e gjelbër e quajti “të rëndësishme” dhe një “mundësi të madhe” për të luftuar ndryshimet klimatike.

Sesioni i parë i Samitit të Iniciativës së Gjelbër në Lindjen e Mesme u mbajt në kryeqytetin saudit Rijad në tetor 2021. Konkretisht, këto nisma synojnë të mbjellin 50 miliardë pemë në rajon dhe të reduktojnë emetimet e karbonit me më shumë se dhjetë për qind.