Ardian Gjini ka vendosur të ‘zdritë’ komunën etij.
Kësaj radhe ai ka kurorëzuar një kontratë bashkëpunimi me kompaninë N.N.P, “Toni”, nga Drenasi.
Po e njëjta kompani do të kujdeset të rregullojë ndriçimin e kësaj komune.
“Kjo kontratë kornizë tri vjeçare për mirëmbajtjen e ndriçimit publik, sipas nevojës dhe kërkesave të Komunës.”, vlerëson tutje kontrata.
Në këtë mënyrë, kontraktuesi duhet të kryej punët në pajtueshmëri të plotë me Kushtet e kontratës, specifikacionin teknik të detyrueshëm dhe paramasën me parallogari.
Komuna e cila drejtohet nga Ardian Gjini për këtë kontratë do paguajë 166 mijë e 307 e 30 cent, transmeton Indeksonline.
Sipas kontratës, çmimet e njësive do të jenë fikse dhe nuk do t’i nënshtrohen ndryshimeve për porositë e vendosura nën këtë kontratë publike kornizë.








