Argjentina e Leo Messit kampione e botës, e rrëzon nga froni Francën

Argjentina edhe zytarisht është shpallur kampion bote.

Koha e rregullt në këtë finale u mbyll 2:2.

Golat për Argjentinën i shënuan Leo Messi dhe Angel Di Maria.

Ndërsa për Francën ishte Kylian Mbappe që shënoi dy herë brenda një minute.

Ndeshja më pas u konkretizua me disa raste, por u mbyll 2:2 në kohën e rregullt.

Edhe në vazhdime kishte super përballje pasi u shënuan edhe nga një gol për secilën kombëtare.

Fillimisht Leo Messi në minutën e 109`, kurse më pas Mbappe në të 118`.

Ndeshja u mbyll 3:3 edhe pas vazhdimeve.

Në penallti kombëtare më e mirë ishte ajo Argjentina, pasi ishin të saktë.

Kingsley Coman humbi penalltinë, me Emiliano Martinez që ia priti gjuajtën francezit.

Aurelien Tchouameni i ‘Gjelave’ goditi jashtë portës.