Argjentina fiton ndaj Meksikës

Argjentina ka marrë një fitore solide 2:0, por shumë të rëndësishme ndaj Meksikës.

Leo Messi me shokë triumfuan, duke lënë të hapur grupin C deri në xhiron e fundit.

45 minutat e parë u konkretizuan me një ndeshje të zbehtë nga të dy kombëtaret.

Alexis Vega kishte mundësinë më të mirë për të kaluar në epërsi Meksikën, pasi gjuajti mirë nga goditja e dënimit, por në vend ishte portieri argjentinas, Emiliano Martinez.

Vlen të përmendet që meksikanët po tregohen mjaft të ashpër në duelet me kundërshtarët e tyre.

Pjesa e dytë nisi me iniciativën e argjentinasve për të zhbllokuar sfidën.

Të përzgjedhurit e Lionel Scalonit po kërkonin me ngulm të kalojnë në epërsi.

Po rridhte minuta e 64` kur ylli i kombëtares së Argjentinës, Leo Messi shënoi një supergol dhe i dhuroi epërsinë atyre.

Ndeshja më pas kishte intensitet të lart, me argjentinasit që shënuan sërish.

Zhvillohej minuta e 87` kur Enzo Fernandez shënoi një gol mjaft të bukur dhe dyfishoi epërsinë për kombëtaren e tij.

Me këtë fitore Argjentina pozicionohet në vendin e dytë me tri pikë, ndërsa Meksika në vendin e katër me një pikë.