Forcat argjentinase të sigurisë kanë përdorur gaz lotsjellës dhe topa uji për të shpërndarë pensionistët, punonjësit e kujdesit shëndetësor, aktivistët e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara dhe gazetarët gjatë një proteste në Buenos Aires, raporton Anadolu.
Demonstrata paqësore e mbajtur jashtë Kongresit Kombëtar u bëri thirrje ligjvënësve të mos miratojnë veton ndaj rritjes së pensioneve dhe kërkuan t’u jepet fund shkurtimeve të përfitimeve për personat me aftësi të kufizuara.
Midis të prekurve ishte edhe fotografi i Associated Press, Rodrigo Abd, i cili u godit në kokë nga top uji dhe u desh të evakuohej.
Incidenti ndodhi derisa Kongresi Kombëtar po debatonte për financimin e projekteve për universitetet publike dhe spitalin “Garrahan”.







