Ballina Artikuj Argumentet e besimit në kader nga Kurani

Argumentet e besimit në kader nga Kurani

Dr. Ali Salabi

Në Librin e Allahut të Lartësuar ka disa ajetë që tregojnë se gjithçka ndodh sipas caktimit të Allahut, dhe se Allahu i Lartësuar e ka ditur dhe caktuar çdo gjë që në krijimin e përjetshëm, dhe gjithçka do të ndodhë sipas asaj që Ai e ka përcaktuar.

1 – Allahu thotë: “Me të vërtetë, Ne kemi krijuar gjithçka sipas një mase (takdiri).”[1] Kjo do të thotë se Allahu e ka përcaktuar çdo gjë që në përjetësi dhe e ka shkruar atë.

2 – Allahu thotë: “Ky është ligji i Allahut për ata që kanë kaluar më parë, dhe urdhri i Allahut është vendim i kryer.”[2] Kjo nënkupton një vendim të prerë, një ligj i patundur.

3 – Allahu thotë: “Ti qëndrove disa vite me popullin e Medjenit, pastaj erdhe në kohën e caktuar, o Musa.”[3] Kjo tregon se ardhja e Musait (a,s) ishte sipas përcaktimit dhe vullnetit të Allahut, jo në një kohë të rastësishme.

4 – Allahu thotë: “Ne e vendosëm atë në një vend të qëndrueshëm, në një kohë të caktuar; dhe Ne e kemi përcaktuar, sa Përcaktues të mirë jemi ne”[4] Kjo do të thotë se Ne vendosëm ujin në vendin ku mund të mbahet, duke e shtyrë sipas një përcaktimit të njohur nga Allahu. Fjala “kadderna” (përcaktuam) tregon përcaktimin e plotë, duke u përputhur me ajetin tjetër: “Nga një pikë spermë e krijuam atë dhe e përcaktuam”[5]

5 – Allahu thotë: “Ai krijoi gjithçka dhe e përcaktoi atë sipas një përcaktimi të saktë.”[6] Kjo do të thotë se çdo gjë që Ai krijoi është e mbikëqyrur, sepse Ai është Krijuesi dhe Zoti i gjithçkaje, dhe çdo gjë është nën qeverisjen, menaxhimin dhe përcaktimin e Tij.

6 – Allahu thotë: “Dhe çdo gjë tek Ai është me masë.”[7] Kjo nënkupton afatet dhe ruajtjen e të mirave dhe jetës së krijesave, të cilat Ai i ka caktuar me një afat të njohur.

7 – Allahu thotë: “Dhe nuk ka asgjë, përveç se tek Ne janë thesaret e saj, dhe Ne nuk e zbulojmë veçse sipas një përcaktimi të njohur.”[8] Kjo tregon se Allahu zotëron gjithçka dhe çdo gjë është e lehtë për Të. Ai ka thesarë të gjitha gjërat dhe i zbret ato sipas një takdiri të njohur, sipas dëshirës dhe urtësisë së Tij, dhe nga mëshira ndaj robërve të Tij.

8 – Allahu thotë: “Ne e kemi caktuar vdekjen midis jush, dhe askush nuk mund të na pengojë.”[9] Kjo tregon shpërndarjen e caktimit dhe fuqinë e Allahut, që nuk ka pengesa apo paaftësi.

9 – Allahu thotë: “Ai krijoi në Tokë male të larta dhe e bekoi atë, dhe caktuan ushqimet e saj në katër ditë, për ata që kërkojnë.”[10]

11 – Allahu thotë: “Nga një pikë uji e krijuam atë dhe e përcaktuam.”[11] Kjo do të thotë se Ai përcaktoi jetën, rizkun dhe veprat e çdo krijese, qofshin të lumtura ose të mjerueshme.

Dhe plot ajete të tjera që tregojnë qartë se Allahu ka përcaktuar gjithçka.

Autor: Ali Muhamed Salabi

Përktheu: Elton Harxhi

By: ardhmëriaonline.com

[1] – Sure Kamer: 49.

[2] – Sure Ahzab: 38.

[3] – Sure Taha: 40.

[4] – Sure Murselat: 21 – 23.

[5] – Sure Abese: 19.

[6] – Sure Furkan: 2.

[7] – Sure Ra’d: 8.

[8] – Sure Hixhr: 21.

[9] – Sure Uakia: 60.

[10] – Sure Fussilet: 10.

[11] – Sure Abese; 19.