Armenia heq gjendjen e luftës për Nagorni-Karabahun

Parlamenti i Armenisë hoqi dje gjendjen e luftës në Nagorni-Karabah, mbi katër muaj pasi luftimet me Azerbajxhanin për kontrollin e rajonit pushuan, njoftoi media lokale.

Opozita e vendit kishte kërkuar këtë lëvizje prej një kohe të gjatë, duke argumentuar se ai kufizonte të drejtat e opozitës dhe demokracisë në përgjithësi.

Azerbajxhani e ka hequr gjendjen e luftës në dhjetor.

Armenia është vendosur të mbajë zgjedhje të parakohshme parlamentare më 20 qershor, pas disa muaj trazirash të shkaktuara nga humbje të mëdha në luftën me Azerbajxhanin që kanë çuar në thirrje të shumta për qeverinë të japë dorëheqjen.

Vendi është përfshirë nga protestat kundër kryeministrit Nikoll Pashinyan që kur ai nënshkroi një marrëveshje paqeje vitin e kaluar duke i dhënë fund luftës për Nagorni-Karabahun.

 

Megjithëse rajoni kishte qenë zyrtarisht pjesë e territorit të Azerbajxhanit, Armenia në mënyrë efektive e kontrolloi atë për dekada pas luftimeve në vitet 1990. /atsh