Arrestohen pesë persona në Pejë për prostitucion

Në vazhdën e realizimit të detyrave dhe objektivave të saja, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, pas hetimeve paraprake, ka realizuar dy operacione, me qellim arrestimin e personave të përfshirë në veprimtari penale.

Në fshatin Vitomiricë të Pejës, është zhvilluar operacioni policor nën dyshimin e konsumimit të veprave penale: ,,Mundësim ose Detyrim në Prostitucion” dhe ,,Ofrimi Lokaleve për Prostitucion”. Në një lokal që shfrytëzohej për masazh, dyshohet se shfrytëzohej edhe për veprimtari të kundërligjshme. Nga aty janë arrestuar katër të dyshuar:

A.G. viti i lindjes 1991 mashkull, kosovar, shqiptar,
A.G. viti i lindjes 1984 mashkull, kosovar, shqiptar,
V.T. viti i lindjes 1992 femër, kosovare, shqiptare dhe
F.D. viti i lindjes 2001 femër, kosovare, shqiptare,
Dy të dyshuarit e parë (dy meshkujt), me vendim të prokurorit kompetent, janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Nga vendi i ngjarjes janë marrë dëshmi relevante rreth kryerjes së kësaj veprimtarie të kundërligjshme.

Me vendim të zyrtarëve kompetent, lokali ku zhvillohej veprimtaria e kundërligjshme është mbyllur.

Në operacionin tjetër të zhvilluar në fshatin Hajvali të Prishtinës, në bashkëpunim edhe me inspektor të ATK-së dhe zyrtarë kompetent komunal, në një lokal që shfrytëzohej për masazh është arrestuar i dyshuari:

F.Rr. viti i lindjes 1990 mashkull, kosovar, shqiptar.
Për të njëjtin ekziston dyshimi i bazuar se ka trafikuar dy viktimat femra kosovare, shqiptare, me qellim të shfrytëzimit për punë të detyruar dhe shërbime seksuale.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 ore .

Dy viktimave u është ofruar strehim dhe trajtim sipas procedurave standarde për viktimat e trafikimit. Nga vendi i ngjarjes janë marrë dëshmi relevante rreth kryerjes së kësaj veprimtarie të kundërligjshme.