Arrestohet 26-vjeçari në Gjilan, iu sekuestrua kokainë në vlerë rreth 22 mijë euro

Policia e Kosovës ka arrestuar në Gjilan 26-vjeçarin Sh.R, i dyshuar për ‘blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’.

Gjatë kontrollimit në shtëpinë e të dyshuarit, policia ka gjetur dhe sekuestruar 220 gram substancë të dyshuar kokainë, dy peshore dhe prova të tjera.

“Vlen të ceket se vlera e substancës së konfiskuar është rreth 22 mijë euro”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit për 48 orë.