Arrestohet në Kamerun Philippe Manier, akuzohet për gjenocidin në Ruandë

Në Kamerun është arrestuar Philippe Manier, për të cilin ishte lëshuar një urdhër arrest për pjesëmarrje në gjenocidin në Ruandë, i cili ndodhi në vitin 1994, raporton Anadolu Agency (AA).

Mediat lokale thonë se Manier është arrestuar në një aksion të forcave të Kamerunit në kryeqytetin Yaounde, në 24 vjetorin e gjenocidit në Ruandë.

Pritet që Franca të kërkojë ekstradimin e Manier-it. Gjykatat franceze më herët nuk pranonin kërkesat për ndjekjen e përgjegjësve për gjenocidin në Ruandë, por kthesa ndodhi në vitin 2014, atëherë kur u mbajt seanca e parë gjyqësore për rastin në fjalë.

Gjykata në Paris në të cilin u përfshi në proces rasti i Manier-it, e shpalli këtë të fundit fajtor për vrasjen e disa zyrtarëve në Ruandë, por edhe për vrasje masive të fisit Tutsi. Pas kësaj, autoritete lëshuan një urdhërarrest për Manier i cili kishte ikur nga Franca.

Në kohën kur ka ndodhur gjenocidi në Ruanda, Manier shërbeu si zëvendës shef i policisë në qytetin Nyanza.

Pas gjenocidit, ai iku në Francë, më saktësisht në qytetin Renn, ku dhe mori nënshtetësinë franceze duke e ndryshuar mbiemrin.