Arrestohet një i dyshuar në lidhje me vrasjen e imamit në New York

Mësohet se është arrestuar një person në lidhje me vrasjen në New York të imamit me prejardhje nga Bangladeshi Maulama Agonjee (55) dhe Thara Uddin (64) që ishte pranë tij pas daljes nga namazi, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmeve të medias së New Yorkut që u referohen burimeve policore, theksohet se si i dyshuar për ngjarjen është arrestuar një person i moshës 35-vjeçare porse ende nuk janë shpalosur detajet e krimit i cili thuhet të jetë kryer nga i dyshuari.

Nga ana tjetër, kandidatja për president nga radhët e Partisë Demokratike Hillary Clinton, në deklaratën që e bëri në llogarinë e saj në Twitter, duke theksuar se vrasja e imamit dhe shoqëruesit të tij është mjaftë trishtuese, u shpreh se “Këto akte të shëmtuara nuk kanë vend në Amerikë.”

Guvernatori i New Yorkut Andrew Cuomo dhe Kryetari i Bashkisë së New Yorkut Bill de Blasio po ashtu e dënuan sulmin.

Akonjee dhe Uddin që dolën së bashku nga xhamia, u goditën në kokë me revole. Pas marrjes në spital, u bë e ditur se Akonjee kishte humbur jetën, ndërsa Uddin kishte arritur të mbahet në jetë në mbikëqyrje intensive deri në orët e mbrëmjes, kur edhe ai ndërroi jetë.

Ndërsa ende nuk ka ndonjë deklaratë zyrtare në lidhje me shkaqet e sulmit, muslimanët e rajonit theksojnë se ky është një krim i urrejtjes, duke u shprehur se rastet e tilla u nxitën nga diskursi i kandidatit për president nga Partia Republikane Donald Trump kundër muslimanëve.

Njoftohet se Akonjee dhe Uddin do të varrosen sot me ceremoninë që do të organizohet në Brooklyn.