Arrestohet për ryshfet një zyrtar në Komunën e Gjilanit, kërkoi 2 mijë euro për një shpronësim

Është dërguar në mbajtje zyrtari i Pronave në Drejtorinë e Buxhetit në Gjilan, i cili dyshohet se kishte kërkuar 2 mijë euro ryshfet.

Viktima i ka treguar Policisë së Kosovës se kjo shumë i ishte kërkuar si këmbim për shpronësim të një prone në këtë qytet.

“I dyshuari mashkull shqiptar zyrtar i Pronave ne Drejtorin e Buxhetit Gjilan dyshohet se kishte kërkuar ryshfet me vlerë prej 2000 euro nga ankuesi mashkull shqiptar për shpronësimin e një prone në këtë Komunë. I dyshuari pas hetimeve intensive është arrestuar nga njësia e Krimeve Ekonomike, po ashtu janë konfiskuar bankënotat e shfrytëzuara. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së.