Ballina Sport Futboll Arsenali arrin marrëveshjen me Kepan

Arsenali arrin marrëveshjen me Kepan

Arsenali është afër kompletimit të marrëveshjes së dytë për këtë afat kalimtar.

Pas Zubimendit, “Topçinjtë” kanë arritur marrëveshje edhe me portierin e Chelseat, Kepa Arrizabalaga i cili do të vijë si portier i dytë.

Arsenali ka aktivizuar klauzolën prej 5 milionë eurove që kishte pasur portieri spanjoll.

Kepa gjatë sezonit të kaluar kishte qenë në huazim te Bournemouthi, ku bëri 35 paraqitje dhe arriti të mbante 8 herë portën e paprekur./