Arsenali dhuron spektakël

Arsenal ka dhuruar spektakël në ndeshjen ndaj Nottingham Forest.

Skuadra e Arsenal ka shënuar një fitore të thellë, me rezultatin 5:0, në ndeshjen e luajtur në shtëpi kundër Nottingham Forest, shkruan lajmi.net.

‘Gunners’ e zhbllokuan sfidën qysh në minutën e 5’, kur Gabriel Martinelli shënoi pas asistimit të Bukayo Saka. Ky i fundit doli nga loja në minutën e 27’, si pasojë e një lëndimi dhe vendin e tij e mori Reis Nelson.

Nelson shënoi golin e dytë dhe të tretë për Arsenal, në minutat 49’ dhe 52’, për të justifikuar më së miri besimin e Mikel Arteta.

Nelson bëri edhe asistuesin kur Thomas Partey shënoi për 4:0 me një goditje të jashtëzakonshme nga jashtë zonës.

Rezultati final u vulos nga norvegjezi Martin Odegaard, i cili shënoi në minutën e 78’ për 5:0.

Me këtë fitore, Arsenal mban kreun e tabelës me 31 pikë, dy më shumë sesa Manchester City.

Nottingham në anën tjetër mbetet me 9 pikë në pozitën e fundit në tabelë.