Arsenali mposht në udhëtim Norwichin

Arsenal ka shënuar fitore bindëse në udhëtim te Norwich City, që ishte ndeshja e fundit për këtë vit në Premierligë.

Dëshironi të humbni 12 kg ndërsa flini? Njihuni me këtë hile!

“Topçinjtë” triumfuan me rezultat të thellë 0 – 5, shkruan lajmi.net.

Pas vetëm gjashtë minutave lojë, Bukayo Saka e dërgoi topin në rrjetë pas një asistimi të Odegaard.

Tutje, ishte mbrojtësi Kieran Tierney që realizoi gol të bukur pas një tjetër asistimi të norvegjezit (44′).

Arsenal vazhdoi me dominimin edhe gjatë pjesës së dytë. Gabriel Martinelli realizoi një gol të bukur, por u anulua për pozitë jashtë loje.

Ndërkohë, golin e tretë për mysafirët e shënoi anglezi i talentuar Saka, pas një pasimi të Lacazette (67′).

Ishte francezi që pastaj e realizoi golin e katërt nga pika e bardhë, penallti të cilën e fitoi vetë (84′).

Ndërsa, në fund, në skenë doli Emil Smith Rowe që vulosi fitoren pas asistimit të Pepe.

Me këtë fitore, Arsenal mban top katër me 35 pikë, derisa Norwich e mbyll këtë vit si pozitë e fundit me 10 pikë.