Arsenali vetëm një pikë ndaj Fulhamit

Skuadra e Arsenalit nuk ka arritur më shumë se një barazim në ndeshjen ndaj Fulhamit, e cila u mbyll me shifrat 1:1.

Ekipi vendas shënuan të parët me anë të sulmuesit Raul Jimenez.

Në pjesën e dytë, “Topçinjtë” shënuan golin e barazimit me anë të mbrojtësit, Saliba.

Arsenali i Mikel Artetas shënoi një gol në minutat e fundit, por VAR-i e anuloi për pozitë jashtë-loje.

Me këtë pikë, Arsenali bën një hap fals për titull – duke shkuar kështu në kuotën e 29 pikëve, një më shumë se Chelsea që është në vendin e tretë por që ka një ndeshje më pak./