As Amerikës “nuk po i prenë sakica një vend” – Tri letra, tri qëndrime

Shkruan : Fadil Maloku, sociolog 1. Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeu, sot i bëri apel Brukselit që të unifikohet për ta përballuar kërcënimin gjeostrategjik të Rusisë dhe Kinës. Sipas kësaj logjike, Departamenti Amerikan i Shtetit, me këtë apel të fundit ndaj evropianëve nuk do ta mbështetë ndryshimin e kufijve midis Kosovës dhe Serbisë! Atëherë, çfarë kuptimi ka nxitimi për nevojën e ngrehinës se “korigjimit”, dhe atunë e gjithë këtij presioni nga Xhon Bolton (admiruesit të lobit; serbi-greko-rus); trojka (Thaçi&Vuçiq&Rama), kur dihet që ruajtja e sigurisë dhe stabilitetit të rajonit nuk është vetëm interes i joni, por edhe interes amerikan! 2. Edhe ambasadorja amerikane në NATO, Kay Bailey Hutchison, foli për taksën. Ajo deklaroi që çështja e taksës është çështje në mes Kosovës dhe Serbisë. Kjo deklaratë e një prej autoriteteve diplomatike më të larta amerikane përgënjeshtron insistimet e trojkës se: “Amerika dhe Presidenti Trump po na bëjnë presion për heqjen e taksës dhe ndryshimin e kufijve”. 3. Edhe kryeministrit Haradinaj, i erdhi një “letër” tjetër “miqësore”, jo nga ekzekutivi amerikan, por më thjesht, nga një grupi lobist pro serb, që haptas tash po na tregon se (“shkaku, si po thuhet i interesit amerikan në rajon”) janë pro “korigjimit” (lexo; copëtimit) të kufirit me Serbinë! Ky farë Xhon Boltoni (që tash edhe publikisht është afishuar si pro serb i çartur!), mos të harrojmë që krejt këtë “xhurulldi”, qëllimisht është duke e bërë, vetëm e vetëm që ta zhvendosë vëmendjen e publikut amerikan, nga kontestimi i brendshëm që po i bëhet Presidentit Trump…