Asambleja e Përgjithshme e OKB-së sërish denoncon luftën e Rusisë në Ukrainë

Gjithsej 140 vende votuan për të denoncuar Rusinë, me një vend më pak që votoi për ta bërë këtë në krahasim me votimin e mëparshëm më 2 mars

Rusia pësoi një disfatë të dytë të madhe nga komuniteti ndërkombëtar sot, pasi Asambleja e Përgjithshme e OKB-së votoi sërish për të denoncuar luftën e saj kundër Ukrainës dhe bëri thirrje për një fund të menjëhershëm, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gjithsej 140 vende votuan për të denoncuar Rusinë, me një vend më pak që votoi për ta bërë këtë në krahasim me votimin e mëparshëm më 2 mars.

Është hera e dytë që Asambleja e Përgjithshme e emëron drejtpërdrejt Rusinë si agresore dhe rezoluta rinovon kërkesën e Asamblesë që Kremlini të ndalojë menjëherë ofensivën e tij.

Rezoluta thërret në mënyrë specifike kundër “agresionit kundër Ukrainës” dhe kërkon një “ndërprerje të menjëhershme të armiqësive nga Federata Ruse kundër Ukrainës”. /aa