Asnjë rast me koronavirus në Kosovë

Deri me tash asnjë rast nuk ka rezultuar pozitiv me koronavirus në Kosovë.

Në Kosovë nuk është raportuar asnjë rast pozitiv, ndonëse janë duke u trajtuar dy raste të dyshuara me koronavirus, rezultatet e të cilave pritet të dalin sot.

Kjo është konfirmuar për lajmi.net nga zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu.

“Bazuar në informatat nga Klinika Infektive, asnjë rast nuk ka të verifikuar”, ka thënë Fazliu.

Ndërkohë, deri më tani në Kosovë janë analizuar më shumë se 60 persona me dyshimet për koronavirus.

Por të gjitha këto raste kanë rezultuar negative.