Raportet: Assad pranë vdekjes, ndodhet në spital

“Haber Turk” shkruan se gazeta libaneze “Al-Mustaqbal” ka bërë me dije se presidenti i Sirisë Bashar al-Assad është në spital për shkak të infarktit cerebral.

Edhe një gazetë tjetër libaneze “Al-Diyar” e cila është pro regjimit të Assad ka konfirmuar lajmin, shkruajnë mediat turke.

Gazetari i njohur i “Al Jazeera” Faisal al-Qassem gjithashtu ka njoftuar në ‘Twitter’ për 4.5 milion ndjekësit e tij se Assad është në gjendje kome.