Aston Martin dyfishoi shitjet, SUV më meritor për rritje

Prodhuesi britanik shiti 1,353 automjete në tremujorin e parë.

Shitjet në tremujorin e parë të vitit 2021 janë dyfishuar në krahasim me të njëjtën periudhë në vitin 2020.

Merita më e madhe për një rritje kaq të madhe i takon modelit DBX – SUV i parë me distinktivin Aston Martin, i cili përbën sa 55% të automjeteve të shitura.

Prodhimi i kësaj makine filloi në korrik të vitit 2020, dhe falë saj, kompania pret që të përfundojë 2021 me 6,000 automjete të dorëzuara.

Aston Martin shpreson të rrisë shitjet vjetore deri në 10,000 makina deri në vitin 2024 ose 2025.