Ata të parët tanë ishin të mirë, por ne a jemi!?!

Prof. Driton Arifi

Ne sa herë që po përpiqemi që t’ua shpjegojmë të tjerëve se myslimanët janë njerëz të mirë e që veprojnë për të mirën e njerëzimit dhe se të tillë i ka bërë ata Islami-feja hyjnore, për këtë fakt po detyrohemi që të sjellim shembuj e dëshmi nga shoqëritë islame që kanë jetuar shekuj më parë. Mirëpo, të tjerët nuk kanë kohë që ta lexojnë të kaluarën tonë, se kush ishim ne para shumë shekujsh, ata dëshirojnë pamje të gjalla që dëshmojnë se Islami po i bënë të mirë myslimanët edhe sot! Punë e mision të vështirë kemi ne myslimanët bashkohorë, pos doemos duhet t’ia dalim!

Nga: Hoxhë Driton Arifi