Ateisti s’mund të jetë më paqësor se besimtari!

Prof. Driton Arifi

Ateizmi sot rrah gjoks e na shfaqet si rruga e shpëtimit të njerëzimit nga krimet që kanë ndodhur në emër të feve.

Por, lexojeni historinë, edhe do e shihni se kriminelët më të tmerrshëm në histori si: Mao-ja, Stalini, Lenini, Hitleri e bashkëideologët e tyre ishin ateistë!

Ne, nuk kemi harruar se ata që mbytën nga 50 milion njerëz apo 34 milion apo 20 milion, të gjithë ishin ateistë! Asnjëri nuk ishte mysliman!

Nuk mund të jetë ateisti që nuk beson në llogari para Krijuesit më paqësor se sa besimtari që ka bindjen se po ta vrsite një njeri është sikur ta ketë vrarë tërë njerëzimin dhe do japë llogari para Zotit për ta.

(p.s. natyrisht ka edhe të tillë që në emër të Islamit padrejtësisht vranë njerëz, por shifrat e viktimave të tyre janë ekstremisht larg nga viktimat e atyre që ishin ateistë!

Nga: Driton Arifi