Atletico Madrid nis stërvitjen me maska e doreza

Në Spanjë, skuadrat e La Liga kanë nisur stërvitjet në përgatitje për rifillimin e kampionatit që parashikohet për në muajin qershor. Pas Barcelonës, ishte radha e futbollistëve të Atletico Madrid që të shkonin në qendrën stërvitore për të zhvilluar stërvitjen e parë.

Futbollistët dhe trajneri Diego Pablo Simeone u paraqitën në fushë me maska në fyture dhe doreza teksa rifuilluan aktivitetin e përditshëm pas 2 muajsh pauze për shkak të pandemisë koronavirus.

Në stërvitje u formuan 2 grupe lojtarësh që e bënë stërvitjen e tyre në Mahadahonda njëri pas tjetrit. Bashkë me Simeonen ishte edhe mjeku Ortega, edhe ky i pajisur me maska dhe doreza si dhe futbollistët Gimenez, Felipe, Hermoso, Arias Vrsaljko dhe Savic që u stervitën në 2 fusha.