Australia mposht minimalisht Tunizinë

Ka përfunduar ndeshja në mes të Australisë dhe Tunizisë, e vlefshme për fazën e grupeve të Kupës së Botës.

Ndeshja përfundoi me rezultat 1-0 në të mirë të australianëve.

Golin e realizoi Duke i cili u shkëput bukur dhe me kokë shënoi për rezultatin final.

Ndeshjen e fundit Australia do ta ketë ndaj Danimarkës, kurse Tunizia luan ndaj Francës.