AUSTRI – Zvogëlim i ndjeshëm i kërkesave për azil

VJENË, 17 korrik /ATSH-APA/ – Numri i azilkërkuesve në Austri është zvogëluar ndjeshëm, sipas statistikave paraprake gjashtëmujore të Ministrisë së Brendshme austriake.

Rreth 7 098 persona kanë aplikuar për azil gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti, një shifër e ulët si në vitin 2011, ndërsa në vitin 2017 numri ishte 12 673, ndërsa në 2015  rezultuan 28 311 aplikime.

Shumica e azilkërkuesve ishin meshkuj (59 për qind).

Grupi më i madh i aplikantëve vinte nga Siria (1 829 aplikime), pasuar nga ata nga Afganistani me 1 062 aplikime.

Kanë rezultuar gjithashtu 297 refugjatë të mitur, të pashoqëruar, të cilët kanë aplikuar për azil në gjysmën e parë të vitit, ku 31 prej tyre ishin nën 14 vjeç dhe gjysma e tyre ishin afganë.

Refugjatët nga Siria kanë shanse shumë të larta për t’iu njohur azili (90 për qind) ndërsa afganët një shifër prej 48%./ /os/  a.jor.