Një autobus shpërtheu në flakë në qendër të Romës pasditen e së premtes.
Ngjarja u shënua në sheshin Pio XI, dy hapa larg nga Vatikani.
Shtëllunga të zeza tymi mbuluan zonën duke krijuar momente paniku midis kalimtarëve dhe shoferëve.
Zjarrfikësit ndërhynë menjëherë duke bërë shuarjen e zjarrit, ndersa nuk behet e ditur nese ka te lenduar.






