Autoritetet Amerikane thonë se TikTok analizon këndvëstrimin e përdoruesve ndaj fesë, abortit dhe armëve

Në Maj TikTok ngriti një peticion në përpjekje për të sfiduar ligjin që tani i kërkon kompanisë mëmë ByteDance të shesë aplikacionin ose do të dëbohet nga Shtetet e Bashkuara.

Departamenti Amerikan i Drejtësisë ditën e Premte kërkoi nga një gjykatë federale të refuzonte kërkesën e TikTok për të rrëzuar ligjin që do të dëbonte platformën nga Shtetet e Bashkuara.

Në Maj TikTok ngriti një peticion në përpjekje për të sfiduar ligjin që tani i kërkon kompanisë mëmë ByteDance të shesë aplikacionin ose do të dëbohet nga Shtetet e Bashkuara.

Presidenti Biden nënshkroi draftin i cili u bë ligj në muajin Prill.

Në një prej dokumenteve dërguar pranë Gjykatës së Apelit në Uashington, Departamenti thotë se një mjet kërkimi brenda Lark, sistemi që punonjësit e kompanisë përdorin për të komunikuar, ju jepte punonjësve të ByteDance dhe TikTok në SHBA dhe Kinë qasje në informacione të përdoruesve bazuar në përmbajtjen e këtij të fundit apo këndvështrimet e tij lidhur me tematika si aborti, feja apo kontrolli i armëve.

Departamenti argumenton gjithashtu në dosjet se TikTok mund të përdoret për t’i nënshtruar përdoruesit amerikanë ndaj manipulimit të përmbajtjes dhe se informacioni të ndjeshme që tyre mund të përfundojnë të ruajtura në serverë në Kinë.

TikTok vazhdimisht ka mohuar akuzat dhe se nuk përbën një kërcënim për sigurinë kombëtare duke e karakterizuar ligjin si antikushtetues.