Avancimi i trupave ruse në Kiev, i pasuksesshëm

Forcat ruse u përpoqën të avanconin në Kiev por pa patur sukses”, njoftoi sot ushtria ukrainase.

“Avancimi i trupave ruse në veri të kryeqytetit është ndalur. Pretendimet nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur”, sipas deklaratës.

“Gjithashtu, ushtarët ukrainas po shmangin sulmet në lindje të vendit. Ushtria ruse dhe luftëtarët aleatë të republikave të vetëshpallura popullore të Donetskut dhe Luhanskut nuk kanë arritur deri më tani në kufijtë administrativë të rajonit”, sipas Kievit.

“Rusia gjithashtu po vazhdon përpjekjet e saj për të kapur qytetin verior të Chernihiv. Megjithatë, aktualisht nuk ka “asnjë operacion aktiv sulmues”, thuhet në deklaratë, duke shtuar se trupat po rigrupohen. /atsh