Avionët luftarakë izraelitë godasin një zonë në Rripin e Gazës

Avionët luftarakë izraelitë kanë vendosur në objektivin e tyre një zonë në pjesën qendrore të Gazës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga ushtria izraelite lidhur me çështjen, duke mos dhënë detaje thuhet se avionët luftarakë kanë kryer sulm ndaj një zone që i përket Brigadave Izz ad-Din Al-Qassam, krahut të armatosur të Lëvizjes Hamas.

Ndërkohë nuk është dhënë informacion nëse në sulm ka viktima apo të plagosur.

Sulmi në fjalë është kryer pasi Izraeli deklaroi se u rrëzua një raketë e lëshuar nga Gaza. /aa