Avioni i rrezuar turk, vdes trashëgimtarja e pasur turke pak para dasmës

Avioni i rrëzuar ditën e sotme në Iran i përkiste firmës turke Basaran Holding dhe deri tani mësohet se janë 11 persona që kanë humbur jetën.

Mediat e huaja raportojnë se një nga udhëtarët ishte një anëtar i familjes së biznesmenit Huseyin Basaran.

Mediat turke më herët raportuan se vajza e Basaranit dhe shtatë nga miqtë e saj po ktheheshin nga një parti në Dubai.

Ajo kishte planifikuar të martohej muajin tjetër ndaj po bënte edhe festën e beqarisë me shoqërinë.

Vajza e biznesmenit kishte postuar në Instagram disa nga momentet më të lumtura të festës së beqarisë në Dubai.