Azerbajxhani: Armenia ka shkelur armëpushimin

Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit, njoftoi se ushtria e Armenisë ka shkelur armëpushimin, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën e ministrisë, thuhet se ushtria e Armenisë gjatë periudhës 24-26 maj ka hapur zjarr me invervale të caktuara nga pozicionet e saj në rajonin Gegharkunik drejt pozicioneve të ushtrisë së Azerbajxhanit në rajonet Kalbajar dhe Gadabay.

Po ashtu theksohet se pala armene me qëllime provokative ka hapur zjarr edhe ndaj pozicioneve të Azerbajxhanit përreth rajonit Shusha.

Njoftohet se ushtria e Azerbajxhanit nuk ka dhënë kundërpërgjigje dhe se nuk janë përjetuar humbje të jetëve. /aa