Babi merr veshkën nga vajza e adoptuar

Një grua nga Karolina e Veriut do i dhurojë veshkën njeriut që e adoptoi 27 vite më parë.

Fati i Billy Houze mori një kthesë të papritur kur zbuloi se vajza e tij e adoptuar, DeLauren McKnight   mund ti dhuronte veshkën.

Pavarësisht se nuk kanë lidhje gjak, DeLauren rezultoi e përshtatshme për ti dhuruar babait veshkën.

Veshka e Houze filloi të dobësohej në vitin 2017 dhe mjekët i thanë se nuk do mbijetonte më shumë se 5 vite nëse nuk bënte transplant.

Asnjë nga anëtarët e familjes së 64 vjeçarit nuk dolën të përshtatshëm.

Duke folur në Good Morning America të premten, Houze, baba i pesë fëmijëve, tha se ishte “jashtëzakonisht krenar” për vajzën e tij.

“Baba më shpëtove jetën kur më more nga jetimorja, pa e ditur se unë do ta shpëtoja ty më vonë,”-i tha DeLauren 64-vjeçarit.

Houze dhe bashkëshortja e tij e adoptuan McKnight në vitin 1992.

Houze and McKnight do i nënshtrohen operacionit në javët e ardhshme.