Ballkani në kërkim të historisë, sonte përballet kundër Lincolnit

Skuadra nga Suhareka, Ballkani synon që ta bëjë hapin e radhës drejt fazës së grupeve në Ligën e Konferencës.

Djelmoshat e Ilir Dajës sot do ta zhvillojnë ndeshjen kthyese kundër skuadrës nga Gjibraltari, Lincoln.

Ballkani futet në këtë ndeshje me epërsinë e dy golave nga ndeshja e parë e zhvilluar javën e kaluar në “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Ndeshja nis nga ora 18:00.