Ballkani niset për në Zagreb para ndeshjes “jetike” me Dinamon

Kampioni i Kosovës, Ballkani ka marrë rrugën drejt Kroacisë, një ditë para ndeshjes vendimtare në Ligën e Konferencës kundër Dinamo Zagrebit.

Dinamo Zagreb dhe Ballkani do të përballen të enjten nga ora 21:00, në stadiumin “Maksimir”, shkruan lajmi.net.

Portokallezinjtë me anë të një postimi në faqen zyrtare në Facebook, kanë publikuar pamje nga aeroporti në Prishtinë, para nisjes për në Zagreb.