Banorët e Gazës po bëjnë thirrje urgjente për ndërhyrje ndërkombëtare ndërsa sulmet izraelite po përshkallëzohen. Në lagjen al-Zeitoun të qytetit të Gazës, një sulm ajror i rëndë shkaktoi viktima dhe plagosje mes civilëve.
Paramediku Noah al-Shagnoubi tregoi se u plagos ndërsa po shpëtonte një grua, por arriti të nxirrte gjallë një fëmijë nga një ndërtesë e goditur. Ndërkohë, i zhvendosuri Wasfi Mushtaha tha se situata është e padurueshme: “Çdo ditë vdesin fëmijë… ku të shkoj me gruan dhe fëmijët e mi?” /mesazhi





