Barca çon në 11 pikë distancën me Atleticon

Atletico Madrid kanë dështuar që të zvogëlojnë diferencën me liderët e Barcelonës, në garën për titullin e La Liga, përkundrazi, e kanë thelluar atë.

Barcelona lidere numëron tashmë 10 pikë më shumë sesa Atletico Madrid, pas 31 xhirove të luajtura.

Madrilenët kishin mundësinë që këtë diferencë ta zvogëlonin sot, mirëpo dështuan të marrin një fitore në ‘Camp Nou’, shkruan lajmi.net.

Kryendeshja e javës së 31-të në La Liga përfundoi me rezultatin 2:0, duke bërë që skuadra e Barcës të ikë me 10 pikë në krye të tabelës.

Atletico Madrid në këtë takim luajti me 10 lojtarë që nga minuta e 28’, kur Diego Costa u ndëshkua me kartonin e kuq dhe ‘Blaugranët’ shfrytëzuan mirë këtë epërsi.

Goli i parë në këtë takim erdhi nga Luis Suarez, kur po luhej minuta e 85’ e ndeshjes, shkruan lajmi.net.

Vetëm një minutë më vonë, ishte argjentinasi Lionel Messi, i cili me shumë lehtësi mposhti portierin Jan Oblak, për të vulosur fitoren e Barcës.

Kështu, me këtë fitore, katalanët në një farë forme i kanë dhënë fund garës për titullin, duke ngritur në 10 pikë diferencën me vendin e dytë.