Barca demolon Huescan me rezultat 8:2

Barcelona duket se mllefin e këtij fillim sezoni e ka ruajtur për skuadrën e Huesca.

Kampionët e La Ligas, kanë regjistruar një paraqitje të jashtëzakonshme për të fituar 8:2 ndaj Huesca në ‘Camp Nou’, në ndeshjen e javës së tretë.

Mysafirët befasuan në fillim të ndeshjes kur panë vetëm në epërsi që në minutën e 3’, përmes Cucho.
I ngjajshëm

Barcelona 8:2 Huesca, notat e lojtarëve

Barca u rikthye shpejtë në lojë duke shënuar tre herë, me Messin, Pulido që shënoi autogol dhe Suarezin.

Krejt çka bëri skuadra e Huesca, ishte edhe një gol në fund të pjesës së parë me Gallar.

Pjesa e dytë kaloi nën dominimin e Barcelonës, që shënoi katër gola.

Dembele, Rakitic, Messi, Alba dhe Suarez shënuan në pjesën e dytë për skuadrën e Valverdes, që regjistron fitore 7:2.

Xhiron e ardhshme Barcelona udhëton për t’u takuar me Real Sociedadin.