Barça e PSG pas mesfushorit të Interit

Geoffrey Kondogbia mund të largohet nga Interi pasi agjenti i tij ka konfirmuar që Barcelona dhe PSG janë duke ndjekur klientin e tij.

“Nerazzurrët” kanë nënshkruar me ish futbollistin e Monacos në vitin 2015, por që nga atëherë ai ka dështuar për të shpaguar shumën prej 31 milionë euro, transmeton portali arbresh.info. Si rezultat i kësaj, largimi këtë verë pritet të jetë i mundshëm dhe vëllai i tij dhe agjenti Evans Kondogbia ka konfirmuar që PSG dhe Barcelona janë në garë për shërbimet e tij.

“Thuajse të gjithë emrat në lidhje me Geoffreyin janë të vërtetë”, tha ai për ‘Tuttomercatoweb’.

“Mund të përjashtoj Valencian pasi nuk ka asgjë me ata. Por e përsëris që thuajse të gjitha klubet që lidhen me transferimin e Geoffreyt janë në të vërtetë, madje edhe PSG dhe Barcelona na kanë thirrur ne”

Megjithatë, Evans ka bërë të qartë që vëllai i tij do të ishte i lumtur për të vazhduar qëndrimin te Interi pavarësisht këtij interesimi.

“Do thoja që shanset për të vazhduar qëndrimin janë të larta”, tha ai. “Megjithatë, nuk varet vetëm nga ne, varet gjithashtu edhe nga klubi”

Sezonin e kaluar Kondobia ka shënuar një gol brenda 24 paraqitjeve në Serie A.