Barça nxjerr në shitje Alban

Mbrojtësi i krahut të majtë, Jordi Alba, me gjasë po e luan sezonin e tij të fundit te skuadra e Barcelonas. 33-vjeçari do të largohet në verë nga Barça, pasi mësohet se klubi ka vendosur ta nxjerrë në shitje, ka shkruar “Mundo Deportivo” të enjten.

Për ta lënë të lirë Alban, ekipi spanjoll do të kërkojë të paktën 10 milionë euro. Alba ka kontratë me Barcelonën deri në qershorin e vitit të ardhshëm, ndërsa këtë sezon në 19 ndeshje në të gjitha garat, ka shënuar 1 gol dhe ka asistuar 6 herë.

Alba është pjesë e Barcelonës prej vitit 2012 kur iu bashkua nga Valencia.