Barca vuan në Frankfurt, luan baraz

Barcelona nuk ka arritur më shumë sesa një barazim në ndeshjen e parë çerekfinale të Europa League.

Skuadra e Barcelonës ka luajtur baras 1:1 në udhëtimin e saj në Frankfurt, në kuadër të çerekfinales së Europa League, shkruan lajmi.net.

Katalanët vuajtën shumë në këtë takim, me gjermanët që ishin taktikisht thuajse perfekt.

Barca gjeti vetën në disavantazh në minutën e 48’, kur Knauff shënoi një super gol me ‘volley’.

Skuadra e Xavi Hernandez bëri më mirë për pjesën e mbetur të pjesës së dytë, kur edhe gjeti golin e barazimit.

Ferran Torres ishte ai që gjeti golin, pas një kombinimi mahnitës me Frenkie de Jong.

Barca provoi deri në fund, por nuk gjeti dot golin. Edhe Frankfurti pati mundësitë e veta.

Gjithçka sa i përket biletës së gjysmëfinales vendoset në ‘Camp Nou’.