Barcelona e ka mposhtur Paris Saint Germain në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Rezultati përfundimtar në ”Park de Prince” ishte 3-2 për skuadrën katalanase, shkruan IndeksOnline.
Raphinha i dha epërsinë Barcelonës në minutën e 37-të.
Me të nisur pjesa e dytë, PSG shënoi dy gola të shpejtë duke e përmbysur rezultatin.
Dembele barazoi shifrat në minutën e 48-të, derisa tre minuta më vonë, Vitinha i dha epërsinë kampionit të Francës.
Por Barcelona nuk u dorëzua dhe arriti ta përmbysete rezultatin dhe ta rikthente epërsinë.
Raphina me golin e dytë personal barazoi rezultatin në 2-2, në minutën e 62-të.
Golin e fitores për Barcelonën e shënoi Christensen në minutën e 77-të.
Ndeshja e kthimit zhvillohet me 16 prill në Barcelonë.