Barcelona eliminon Real Madridin nga Kupa e Mbretit

Barcelona ka kaluar në finale të Kupës së Spanjës për herë të gjashtë radhazi.

Pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë në Camp Nou, katalonasit mposhtën Realin në shtëpinë e tyre me rezultat 0-3.

Pjesa e parë përfundoi pa gola me disa raste të shpërdoruara nga futbollistët vendas, shkruan Indeksonline.

Suarez kaloi Barcën në epërsi në minutën e 50-të pas një asistimi të Dembele.