Barcelona firmos me portierin Joan Garcia

Skuadra e Barcelonës ka zyrtarizuar transferimin e portierit Joan Garcia, të mërkurën.

Barcelona e ka blerë Garcian nga Espalyoni, pasi ka aktivizuar klauzolën e lirimit prej 25 milionë eurosh.

Garcia, të premten do ta firmos kontratën me Barcelonën deri në qershor të vitit 2031 dhe vitet e fundit ishte ndër portierët më të mirë në La Liga.

Ai është zhvilluar si lojtar te Espanyoli, përpara se të promovohet në ekipin e parë në vitin 2021, ku u stabilizua si portieri i parë.