Barcelona fiton me përmbysje ndaj Las Palmasit

Barcelona ka shënuar fitore në javën e 19-të të La Ligas.

Skuadra katalanase mposhti si mysafire skuadrën e Las Palmasit, me rezultat 2-1.

Vendasit shkuan në pushim me epërsi 1-0, me golin e shënuar nga Munir El Haddadi, në minutën e 12-të.

Blaugranët arritën ta përmbysin rezultatin, duke shënuar dy gola në pjesën e dytë të ndeshjes.

Ferran Torres barazoi shifrat në minutën e 55-të, derisa Ilkay Gundogan shënoi golin e fitores në 90+3. Futbollisti turk u tregua i skat nga penalltia.

Me këtë fitore, Barcelona ngritet në vendin e tretë në tabelë me 41 pikë, shtatë më pak se Girona dhe Real Madridi.

Në anën tjetër, Las Palmas është në pozitën e 10-të me 25 pikë të grumbulluara.