Barcelona – Frankfurt: Formacionet e mundshme

Barcelona kërkon sonte biletën për në gjysmëfinale të Europa Leauge.

Katalanët luajtën baras 1:1 në ndeshjen e parë ndaj Frankfurt në udhëtim në Gjermani, kurse para tifozëve të tyre kërkojnë fitoren për të kaluar tutje, shkruan lajmi.net.

Para ndeshjes, Xavi Hernandez ka marrë lajme të mira pasi në skuadër është kthyer Sergino Dest.

Mbrojtësi amerikan pritet të marrë krahun e djathtë të mbrojtjes që nga minuta e parë.

Sipas ‘Marca’, Xavi nuk pritet të bëjë ndryshime të mëdha në mesfushë e sulm, me Ferran, Auba, Dembele, Busquets, Pedri e De Jong në fushë.

Më poshtë mund t’i shihni formacionet e mundshme për këtë ndeshje.