Barcelona i shet dy lojtarë në Premierligë

Everton dhe Barcelona vazhdojnë të kenë bashkëpunim të ngushtë në tregun e transferimeve.

Pas transferimit të Lucas Digne, edhe dy lojtarë të tjerë gjatë ditës së sotme do t’i bashkohen Evertonit nga skuadra e Barcelonës.

Bëhet fjalë për mbrojtësin Yerry Mina dhe mesfushorin Andre Gomes.

Të dy lojtarët sot në Barcelonë do t’iu nënshtrohen testeve mjekësore, për të kompletuar transferimin në Premierligë te skuadra e Evertonit.